Vendosni fjalën kyçe....

Doli dy herë negativ për koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë: 68- vjeçari vdes rrugës për në Gjirokastër


Ka ndërruar jetë një pacient 68- vjeçar, ndërsa po transportohej për në Gjirokastër. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin, duke thënë se pacienti kishte rezultuar dy herë negativ në testin për COVID-19, por kishte pësuar infarct ndërsa po transferohej në spitalin e Gjirokastrës.

68-vjeçari sipas MSH-së vuante nga cirroza hepatike.

 “Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

 Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *