Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Basha përplasen në rrjetet sociale: Një opozitë si kjo s’i duhet as dreqit


Si çdo mëngjes tjetër, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar pamje nga brenda spitaleve të Covidit. Këtë radhë nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

“MIRËMËNGJES dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama krahas videos, ku edhe njëherë tjetër theksohen krevatet bosh.


Por kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar duke publikuar një tjetër video me deklarata të familjarëve të të sëmurëve me koronavirus, duke nisur edhe një herë tjetër një përplasje online mes tyre.

Basha thotë se kryeministri po shkatërron jetët e qytetarëve, të cilët në videon e publikuar prej tij ankohen për mënyrën si po trajtohen pacientët me Covid.

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkruan Basha krahas videos së tij.


Por nuk ka vonuar shumë një kundërpërgjigje nga kryeministri, i cili thotë se një opozitë që nuk bashkohet as në një kohë si kjo, nuk i duhet as dreqit.

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *