Vendosni fjalën kyçe....

705 vende pune në administratën shtetërore, Këshilli i Ministrave miraton planin për vitin 2021


Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendimin në mbledhjen për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore.

Sipas vendimit numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është gjithsej 705 të ndara në disa kategori.

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;

ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave