Vendosni fjalën kyçe....

Basha vijon takimet me mbështetës, ndalet në Tiranë


Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur në Tiranë në zhvillim e takimeve të tij të një pas njëshme me qytetarë e mbështetës të tijtë që pas largimit nga drejtimi i partisë demokratike.

Basha nuk ka pranuar të përfshihet në garën e shpallur nga “Foltorja” për kryetar të PD-së më 22 maj.

Në PD një grup deputetësh i janë bashkuar Sali Berishën në përpjekjet e tij për të rimarrë drejtimin e PD-së. Ndërsa një grup tjetër mbështesin akoma Lulzim Bashën. Por në këtë parti ekziston edhe një grup prej disa deputetësh të cilët janë distancuar nga të dyja palët.

Gjithashtu mes dy grupimeve kryesore ka një betejë edhe në Gjykatë për marrjen e vulës dhe selisë formalisht.

Ndërkohë Basha ende nuk e ka bërë të qartë synimin e takimeve të tij me qytetarë.