Vendosni fjalën kyçe....

Anila Denaj konfirmohet me koronavirus


Ministrja e Financave, Anila Denaj është konfirmuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, e cila thotë se është karantinuar në banesën e saj dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Ajo u bën apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”– shkruan ministrja.

Anila Denaj është ministrja e tretë, e cila është prekur nga koronavirusi. Kujtojmë se javën e kaluar

Para dy javësh u dha lajmi se ishte prekur nga Covidi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku. Ditë më pas edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi dha lajmin se ishte i infektuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *