Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për vetëvrasjet në spitale: I nxit virusi, kanë ndodhur në gjithë botën


Kryeministri Edi Rama këtë paradite i është përgjigjur akuzave në lidhje me menaxhimin e pandemisë, për kushtet në spitale, si dhe për katër rastet e vetëvrasjeve në spitalet dedikuar Covidi.

“Nuk është e vërtetë që në spitale nuk ka shtretër. Edhe mund të ishte, siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Por nuk është e vërtetë.

Që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë – siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara, por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet në autoambulanca falë dhe ndihmës këtu që ndonjë medie ka raportuar pa ndërgjejge një gjë të tillë. Që qeveria po vjedh dhe prandaj numri i infektimeve dhe i vdekjeve po rritet, çka është absurd. Fakti është që numrat po rriten eksponencialisht kudo. Po vjedh kancelarja gjermane, kryeministri britanik, presidenti francez? Kjo nuk vjen nga padituria por qëllimi ogurzi për të nxitur panik dhe armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, shumë e dënueshme si strategji për pushtet. Nuk kanë shans, pasi e kishin dhe e shpërdoruan në një farë feje. Ky virus nuk i gjeti kushtet e spitaleve si në kohën kur në pushtet ishin ata.

Nuk i gjeti mjekët dhe infermierët pa përparëse për punën e përditshme e lëre pastaj pa mjetet mbrojtëse.“– ka deklaruar Rama.

Këtu Rama nis të flaës për vetëvrasjet duke u hedhur nga ballkonet e spitaleve të Covid. Rama u justifikua duke thënë se kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës, duke përmendur Italinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Greqinë, SHBA-në, Ukrainën e të tjerë.

“Si mundet? Dhe e dini pse në këtë kurth bini edhe ju? Për një arsye shumë të thjeshtë sepse nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë. Për të parë që në fakt shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme botërisht – që një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është dhe nxitja për të vrarë veten. Në Itali nga marsi në gusht janë vrarë 71 persona nga Covidi dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm i tentativave për vetëvrasje. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve. Vrau vetën trajneri i futbollit. Katër persona me Covid vranë veten në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britaninë e Madhe kanë kryer vetëvrasje si pasojë e ankthit. Infermierja vrau veten në një spital në Londër. 3 mjekë rus janë vetëvrare duke u hedhur nga dritaret e spitalit pasi janë infektuar me Covid-19. Nga 21 shtatori deri në 20 tetor 4 pacientë janë vetëvrarë në spitalet e kryeqytetit të Ukrainës. Ka ndodhur dhe në Greqi që është më afër.

Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje nëpër botë? Apo këto vetëvrasje nxiten nga kushtet e spitaleve të Shqipërisë? Është vrarë personel shëndetësor në Nju Jork me hedhje nga dritarja.”- deklaroi Rama.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *