Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr në mbrojtje Komitetin e Ekspertëve: Jemi në duar të sigurta


Kryeministri Rama ka marrë sot në mbrojtje Komitetin e Ekspertëve lidhur me pandeminë Covid-19.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë tha se sulmi ndaj tyre prej opozitës nuk është i arsyeshëm.

Po kështu Rama theksoi se atë që ka dëgjuar nga ekspertët shqiptarë ka dëgjuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë lidhur me pandeminë duke ftuar për respekt ndaj tyre.

“Ekspertët e Komitetit Teknik shqiptar janë ekspertë të nivelit ndërkombëtar pa diskutim. S’kam dëgjuar asgjë të jashtëzakonshme nga ekspertët e mëdhenj ndërkombëtarë që të ketë bërë diferencën nga sa kam mësuar edhe nga ekspertët tanë. Janë ekspertë ndërkombëtarë absolut. Respekti për ta ndërkombëtarisht është i mjaftueshëm për të thënë që jemi në duar të sigurta. S’i sulmosh si politikë, si fasadë, si di di da, da da da është ppp, komplet pppppp, siç është ppp-ja e opozitës së bashkuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *