Vendosni fjalën kyçe....

“Do bëjmë çmos të shmangim mbylljen e madhe, qytetarët të zbatojnë rregullat” – Rama


Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në mënyrë që të shmanget karantina e plotë.

Kreu i qeverisë tha se do bëhet çmos që vendi të mos te mbyllja e madhe.

Po kështu Rama përmendi edhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen edhe vende shumë më të fuqishme se Shqipëria.

“Ne do të bëjmë çmos që të mos mbyllemi. Bën mirë gjithësecili të respektojë rregullat. Që të mos vijmë të mbyllja e madhe që do të ishte shumë e rëndë për ne. Kur të tjerët kanë vetëm covid ne kemi edhe të gjitha plagët e tërmetit që nuk i kemi lënë mangët as asaj. Ne kemi edhe ekonominë që s’i kemi lënë gjë mangët as asaj. Masat duhet të respektohen.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *