Vendosni fjalën kyçe....

Rama premtoi falas vaksinën e Covid, Meta dekreton marrëveshjen e qeverisë me “Covax”


Presidenti Meta ka dekretuar ligjin e qeverisë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në strukturën globale të qasjes në vaksinat Covid-19 e njohur ndryshe si Covax.

Kjo është një nismë e GAVI-t, një aleancë ndërkombëtare që ka si qëllim rritjen e qasjes në vaksina në vendet e varfra. Në dekretin shoqërues, kreu i shtetit thekson se ky është një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën ndaj pandemisë.

Po kështu më tej thuhet se marrëveshja mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.

Më herët kryeministri Rama theksoi se vaksina do jetë valas për të gjithë në momentin që një e tillë do e jetë e gatshme dhe do miratohet përdorimi i saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *