Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Pavarësisht gjigantëve të teknologjisë, dollarëve që janë hedhur e medieve të përfshira, unë kam fituar


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve, pasi shtetet kryesore ende janë duke numëruar votat që mund të përcaktojnë rezultatin.

Gara është ende shumë e ngushtë për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, sipas medieve amerikane.

“Unë kam fituar me vendosmëri shumë shtete kritike, duke përfshirë fitoret masive në Florida, Ioëa, Indiana, Ohio, për të përmendur vetëm disa. Ne kemi bërë këto dhe shumë fitore të tjera, pavarësisht ndërhyrjeve të zgjedhjeve nga Big Media, Big Money dhe Big Tech.” – tha Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mbrëmje.

Në konferencën e shtypit, Trump akuzoi mediat për ndërhyrjen me vetëdije në rezultatet zgjedhore në favor të Joe Biden, duke nxjerrë sondazhe të pavërteta.

Ai iu referua sondazheve nga Washington Post, Quinnipiac dhe të tjerët që u anuan qëllimisht për të bërë në mënyrë të rreme sikur rivali demokrat Joe Biden të dukej se kishte një epërsi të madhe për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve republikanë.

Ai më pas tha se nëse numërohen votat e ligjshme ai është fituesi i zgjedhjeve.

“Nëse numëron votat e ligjshme, unë fitoj më lehtësi. Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet.” – tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *