Vendosni fjalën kyçe....

“CEO i Twitter Jack Dorsey duhet arrestuar për censurimin e persidentit Trump” – Thirrja e Steve Bannon


Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, thotë se presidenti ka pasur një fitore ‘dërrmuese’ në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke shtuar se CEO-ja i Twitter-it, Jack Dorsey, duhet arrestuar për censurimin e postimeve të presidentit Trump mbi mashtrimet e mundshme të votuesve.

“Ata po rrëzojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara.” – tha Bannon në një nga episodet e fundit të podcastit të tij ‘War Room: Pandemic’, me fatin e zgjedhjeve ende të panjohur.

Ish CEO-ja i Breitbart vazhdoi duke thënë se Dorsey po ndërhyn në zgjedhje duke censuruar postime nga presidenti duke pretenduar se akuzat e Trump-it për manipulimin e zgjedhjeve, janë të pavërteta.

“Presidenti i SHBA-së, duhet të thërrasë menjëherë kryeprokurorin e vendit, Bill Barr dhe të dërgojë marshallët (US Marshalls) të arrestojë Jack Dorsey-n sot sot. Unë e thashë këtëë gjë dy javë më parë dhe e dija se ky çast do vinte. Kur ndonjë punk si Jack Dorsey do të heqë dhe shtypë fjalën e lirë të komandantit të përgjithshëm.” – tha Bannon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *