Vendosni fjalën kyçe....

Policia britanike mund të shpërndajë protestat me më shumë se dy persona


Qeveria britanike ka urdhërua policinë që të shpërndajë protestat që përfshijnë më shumë se dy persona gjatë bllokimit kombëtar, në një lëvizje të përshkruar si të papërshtatshme për një ‘shoqëri liberale’.

Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, ka informuar shefat e policisë në të gjithë Anglinë se qeveria po planifikon të heqë përjashtimin nga kufizimet në tubimet publike që janë vendosur që nga fillimi i krizës së virusit Kinë.

Një burim qeveritar në Whitehall i tha ‘The Times’ se ndërsa lëvizja nuk do të ndalonte në mënyrë të qartë protestat, kjo do t’i jepte policisë një kuptim më të qartë se si të zbatonte kufizimet e bllokimit kur merresh me protesta.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësime në lidhje me humbjen e lirisë dhe pritet të reagojnë. Ndërsa policia është shprehur e shqetësuar lidhur me këtë urdhër pasi i druhet një reagimi të ashpër nga qytetarë, gjë që munbd ta kthejë çështjen në Bumerang.