Vendosni fjalën kyçe....

Maradona operohet në kokë, familja s’e dha miratimin për ndërhyrjen


Ish-sulmuesi legjendar i Napolit e Argjentinës, Maradona, i është nënshtruar një operacioni në kokë.

Sipas zëdhënësit të tij, Sebastian Sanchi, Maradona është mirë pas ndërhyrrjes për t’i hequr nga koka një mpiksje gjaku.

“Diego është mirë. Operacioni doli me sukses dhe çdo gjë vajti sipas parashikimit. Ai po pushon tani në dhomën e tij.” – tha Sanchi për mediat.

Maradona u shtrua ditën e djeshme në spital pasi kishte shfaqur lodhje të madhe dhe kishte probleme me aneminë.

Familja e tij mësohet se e kishte kundërshtyar ndërhyrjen kirurgjikale po ka qenë vetë Maradona ai që mori vendimin për ta kryer, shkruan Sportmediaset, që citon mediat lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *