Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka më birrë për Merkelin” – Lokali ikonik fut zyrtarët gjermanë në “listën e zezë”, s’u ofron shërbim


Pas bllokimit të pjesshëm njëmujor të vendit, gjatë të cilit të gjitha restorantet do të mbyllen, zyrtarët gjermanë nuk janë më të mirëpritur në ‘Standige Vertretung,’ një pub ikonik në Berlin që shërben për klasën politike.

Pronarët e pub-it shprehën zemërimin e tyre për vendimin për të mbyllur pjesërisht ekonominë gjermane për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Në një deklaratë me video në Facebook ata thanë se qeveria nuk ka arritur të përgatisë vendin për valën e dytë të sëmundjes.

Shifrat zyrtarë thonë se vetëm një pjesë e vogël e infeksioneve të reja ndodhin në restorante, megjithatë e gjithë industria, e cila siguron 2.5 milionë vende pune, është mbyllur për nëntorin.

“Dihet që shumë politikanë vijnë tek ne si mysafirë. Disa nga ata politikanë kanë vendosur dje të mbyllin përsëri bizneset e hotelerisë, për të na ndaluar të bëjmë punën tonë. Ne po i shtojmë ata politikanë në listën tonë të zezë menjëherë.” – thanë bashkëpronarët, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger.

Ndër të tjerët që nuk janë më të mirëpritur në ‘Standige Vertretung’ janë Kancelarja Angela Merkel, Zëvendëskancelari Olaf Scholz, Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Muller, Kryeministri i Bavarisë Markus Soder dhe Senatori për Shëndetësinë, Dilek Kolat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *