Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e 8 nga koronavirusi në Shqipëri


 

Ka ndërruar jetë një pacient 66-vjeçar i cili ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në tiranë, pasi ishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi Covid-19. Ky është personi i tetë në vend, që ka ndërruar jetë në lidhje me pandeminë.

“Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv.
66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.
66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *