Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë aktori i njohur italian, Gigi Proietti


Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktori i njohur italian, Gigi Proietti.

Komediani dhe aktori i njohur i kinemasë e teatrit ishte shtruar në spital pas problemeve me zemrën e pësoi një atak kardiak teksa ndodhej i shtruar, duke ndërruar jetë ditën e sotme, raporton Ansa.

Një nga rolet më të njohura të Proiettit në kinema ishte ai në filmin ‘Febbre dell Cavallo’, një film klasik ku ai interpreton një person të pafat të varur nga kumari.

Edhe pse njihet për rolet e tij në komedi, Proietti, ka shërbyer edhe si dublues filmash duke dubluar aktorë të njohur si Robert De Niro, Sean Connery, Sylvester Stallone, Richard Burton, Marlon Brandop, Dustin Hoffman, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *