Vendosni fjalën kyçe....

Zelanda e Re emëron politikanen Maori me tatuazh në fytyrë si ministren e saj të parë femër


Nanaia Mahuta, një e afërme e ngushtë e familjes mbretërore Maori, është emëruar ministrja e Jashtme e Zelandës së Re mes një riorganizimi qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare muajin e kaluar.

Mahuta, 50 vjeç, u zgjodh për të zëvendësuar Ëinston Peters, i cili humbi vendin e tij në parlament pas zgjedhjeve të 17 Tetorit.

Kryeministrja Jacinda Ardern vlerësoi Mahuta-n, gruan e parë që drejton Ministrinë e Jashtme, si ‘dikush që ndërton marrëdhënie fantastike shumë, shumë shpejt’.

Kryeministri shtoi se përvoja e Mahutas me qeverinë ‘demonstron ato aftësi diplomatike që na duhen për të përfaqësuar Zelandën e Re në skenën botërore’.

Mahuta tha se ajo do të vazhdojë të ndjekë ‘një axhendë progresive tregtare’, midis përparësive të tjera. “Ajo që dimë më shumë se kurrë më parë nën kontekstin Covid-19 është se një vend i vogël si ne, duhet të zhvillojë marrëdhëniet dhe të qëndrojë e përkushtuar ndaj një sistemi tregtar shumëpalësh.” – u tha ajo gazetarëve.

Sipas mediave lokale, Mahuta është mbesa e Mbretëreshës Maori të ndjerë, Te Arikinui Te Atairangi Kaahu dhe një i afërm i ngushtë i monarkut aktual Maori, Kingi Tuheitia.

Pasi u zgjodh për herë të parë në parlament gati dy dekada më parë, ajo u emërua si ministre e Zhvillimit Maori dhe ministre për Qeverisjen Lokale në 2017.