Vendosni fjalën kyçe....

LETRA E PACENSURUAR – Si manipuloi dëshminë nëna e djaloshit të vetëvrarë


Dëshmia e nënës së një pacienti me Covid-19 të vetëvrarë në ambientet e spitalit, ka shigjetuar mjekët që e trajtuan, por dyshimet e para janë se nëna e viktimës ka fshehur qëllimisht disa të dhëna, duke manipuluar pozicionin e djalit të saj të ndjerë.

Xhino Koça humbi jetën në gusht të këtij viti, duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë në spitalin ku po kurohej më Covid. E ëma e tij Lira Koca ka bërë disa deklarata sot në emisionin “Open” të Eni Vasilit duke akuzuar mjekët për neglizhencë.

U shpreh zonja Koça:
Është neglizhencë, edhe mos vlerësim i gjendjes së përgjithshme të Xhinos nga stafi spitalorë në 48 orët e fundit, ky është shpjegimi im. I mbetet organeve kompetente. Jam e bindur, por nuk jam unë që e vendos. Unë jam vajzë mjeku dhe e di shumë mirë që edhe një mjek i thjeshtë mund të lexojë frikën, ankthin edhe tek bebja e syve.

Por pjesa e çuditshme e kësaj historie nis kur e ëma e të ndjerit, nis e lexon një mesazh që ai u kishte lënë të afërmve në telefon. Mesazhi që lexoi nëna e të ndjerit rezulton i censuruar dhe rezulton e fshirë pjesa e mesazhit ku viktima ka shfajësuar mjekët dhe ka përjashtuar që sjellja e tyre të kishte ndonjë lidhje me aktin vetëmohues që ai do të kryente pak minuta më pas.

Kur ndodhi ngjarja, Hashtag.al u interesua pranë autoriteteve dhe familjarëve dhe arriti që të siguronte të plotë mesazhin e lënë nga Xhino Koça. Ky mesazh ishte lënë i ruajtur në rubrikën “notes”.

Ky mesazh është censuruar nga Lira Koça gjatë daljes së saj televizive. Ndërsa fliste për mesazhin e lënë nga i biri ajo citoi këtë tekst:

“Kaq ishte dhe për mu!  Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt,mami,babi, Kriseli, Robin, Inen,Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjal me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por you betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurr egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti”.

Ky është mesazhi që lexoi e ëma e viktimës së vetëvrarë Xhino Koça, ndërsa mesazhi i plotë të cilin e posedon Hashtag.al vijon me një tekst ku Xhino Koca përmend dhe mjekët, duke i shfajësuar dhe duke u shprehur se nuk ishte faji i askujt.

Vijon mesazhi:

“Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”.

Faksimile

Pikërisht kjo pjesë është fshehur dhe censuruar nga e ëma e djalit të ndjerë Xhino Koça, duke ndryshuar trajektoren e fabulës dhe pretendimeve të zonjës Koca e cila akuzon mjekët si shkaktarë të vdekjes së të birit, fill pasi ka modifikuar dhe fshehur atë pjesë të mesazhit të të birit ku ai pretendon të kundërtën, duke i shfajësuar mjekët./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *