Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Metën: Njerëzit edhe rrjedhin edhe lajthisin, kërkon të nxisë sherr


Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës socialistë në Kukës, nuk ka lënë pa thumbuar sërish Presidentit Ilir Meta me të cilin prej disa kohësh është përfshirë në debate që kanë vijuar në replika me njëri tjetrin.

Në fjalën e tij Rama, deklaratat e Metës i quajti si nxitje për sherr. Madje ai tha se “njerëzit edhe mund të rrjedhin dhe lajthisin.

Ilir Meta nuk rri dot pa nxitur sherr. Kërkon të futë në sherr dy persona që të fitojë një i tretë. Njerëzit edhe rrjedhin edhe lajthisin, edhe lëshojnë pëllumbat, kur thonë, më thoni për cilin arsye duhet të votojnë partinë e Metës”-deklaroi Rama.

Mbremjen e djeshme, ishte Presidenti Meta, i cili nga studioja e emisionit “Zonë e Lirë” përdori një retorikë të ashpër në drejtim të Ramës.

Ky është pinok, ti je një mashtrues. Unë jam Ilir Meta dhe jam nga Skrapari. Mua më thotë ai dëshmor, more qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot. I thuaj Sorosit të vijë këtu dhe të bëjë investime, por të vijë dhe të zbrazë vendin kjo nuk bëhet ia kam thënë para dy vitesh.

Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë që të rrijë në Shqipëri. Po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë.

Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *