Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën e i përgjigjet Varhelyi-t: S’e presim Venecian për Kodin Zgjedhor


Pas thirrjes së Komisionerit për Zgjerim, Varhelyi, drejtuar kryeministrit Rama lidhur me rivotimin e ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor, ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë.

Ai shkruan se Kuvendi do e marrë vendimin lidhur me ligjin e kthyer nga presidenti pa humbur asnjë ditë.

Rama e akuzoi presidentin si ekstremist që ka marrë peng institucionin që drejton duke shtuar se Opinioni i Venecias do mirëpritet por koha për zgjedhjet e 25 prillit nuk pret.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *