Vendosni fjalën kyçe....

Basha për partinë e Topallit: Kush do të largojë Ramën e ka derën hapur, të tjerët zgjasin pushtetin e tij


Kreu i PD-së, Basha, pohoi sot se selia blu ka qenë dhe është e hapur për të gjithë ata që kërkojnë të largojnë qeverisjen e Edi Ramës.

I pyetur lidhur me partinë e re që pritet të themelojë ish-kryetarja e Kuvendit, Topalli, Basha tha se të gjithë ata që vënë shenjën e barazimit mes qeverisjes së Edi Ramës dhe opozitës, i shërbejnë mbajtjes në pushtet të kryeministrit dhe do e marrin përgjigjen nga qytetarët.

Ai përsëriti edhe njëherë se të gjithë demokratët e qytetarët që duan të largojnë Ramën si kryeminstër e kanë derën e hapur, në të kundërt i shërbejnë zgjatjes së pushtetit të tij.

“Çdokush që kërkon të heqë një shenjë barazie mes njeriut që i ka hapur aq shumë plagë vendit, me largimin e shqiptarëve, me grabitjen e koncesioneve, me rrënimin e ekonomisë, me mbylljen e vendeve të punës, me kapjen e drejtësisë dhe nga ana tjetër ka patur një opozitë që është përballur me të gjitha format dhe mënyrat me këtë gjë, çdokush që vendos shenjën e barazimit, i shërben të parës, zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës.

Ftesa është e hapur për këdo. Nuk kam pse flas me emra sepse nuk është çështje individësh. Kjo është çështje për jetë a vdekje për ndryshim. Kush do të largoje Ramën është i mirëseardhur, kush përpiqet me maskë apo pa maskë ta zgjasë qëndrimin e Ramës, atë qytetarët e kuptojnë dhe do i japin përgjigjen e duhur, siç e kanë dhënë edhe më herët.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *