Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama 118 milionë euro koncesioneve, asgjë për qytetarët e mjekët


Kreu i PD-së, Basha, tha ditën e sotme se shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të kryeministrit Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati theksoi se ndërsa për koncesionet qeveria Rama ka dhënë 118 milionë euro, ndërkohë që qytetarët vdesin dyerve të spitaleve ndërsa stafet mjekësore nuk kanë marrë trajtimin e duhur financiar, gjatë pandemisë por edhe më herët.

“Shëndetësia duhej të ishte prioritet dhe kjo të reflektohej. Kanë planifikuar 3.3% të shpenzimeve. Ndërkohë që duhej të ishte prioritet kryesor dhe të reflektohej. Ndërkohë për koncesionet japin 118 milionë euro. Për zyra, rikonstruksione zyrash, godina duke përfshirë 1.6 milionë euro për zyrën kryeministrore, buxheti parashikon 38,3 milionë euro! Me këtë shumë, 118 milionë euro për koncensionet dhe 38 milionë euro për zyra, automjete, pajisje kompjuterike është shumë që del e tepron për paketën tonë për janar shkurt e mars.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *