Vendosni fjalën kyçe....

Studimi – Deri në vitin 2025, 65% e popullsisë globale do përdorë rrjetin 5G


Një total prej 190 milionë abonimesh 5G globalisht pritet të arrihet deri në fund të këtij viti, sipas raportit të kompanisë ‘Ericsson’. Kjo shifër do të rritet në 2.8 miliardë në pesë vitet e ardhshme, vijon raporti.

“Kjo është kryesisht për shkak të një ngritjeje më të shpejtë në Kinë sesa pritej më parë,” shpjegoi raporti, duke shtuar: “Për pjesët e tjera të botës, janë bërë rregullime të lehta rënëse për shkak të efekteve të pandemisë.”

Studimi zbuloi se trafiku i lëvizshëm mund të rritet me 31 përqind çdo vit mes 2019-ës dhe 2025-ës.

Në 2025-ën, rrjetet 5G do të mbajnë gati gjysmën e trafikut të të dhënave celulare të botës, me 5G parashikuar të mbulojë deri në 65 përqind të popullsisë së botës deri në atë kohë.

Mbulimi global i popullatës me rrjetin 5G ishte rreth pesë përqind në fund të vitit 2019, me krijimin e mbulimit më të gjerë në SHBA, Kinë, Korenë e Jugut dhe Zvicër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *