Vendosni fjalën kyçe....

299 raste të reja me koronavirus në vend, humbin jetën katër persona


Katër persona raportohet se kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Së fundmi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 1315 testime ku kanë dalë 299 të prekur nga koronavirusi i ri.

Viktimat janë një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana e një 81 vjeçar nga Gramshi.

Në dy spitalet ku trajtohen të prekurit nga koronavirusi i ri janë shtruar 271 persona, nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *