Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, tre të plagosur


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Rreth orës 14:30, mjeti tip BMW X5 doli nga rruga dhe u përplas me llamarinat e një barake saldatori. Si pasojë mbetën të lënduar shoferja si dhe dy adoleshentë të moshave 18 dhe 14 vjeçare.

Të tre janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 “Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *