Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka shumë të thjeshtë të hetojë aferën e incineratorëve


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook lidhur me incineratorët.

Ai shkruan se SPAK-u e ka shumë të thjeshtë aferën e incineratorëve, mjafton të shohë thëniet e kundërta të kryeministrit Rama e ministrit Ahmetaj.

Numri dy i PD-së paralajmëron se mafia e plehrave s’ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura me llogaritë në parajsa fiskale.

“SPAK e ka shumë te thjeshtë të hetojë aferën e incineratorëve. Mjafton të dëgjojë thëniet e kundërta të Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt në këtë video për të kuptuar se kanë një hall të madh për të fshehur. Këta e kanë zgjidhur aq shumë qesen kundër interesit publik, sa nuk i shpëton dot askush. Mafia e plehrave nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura me llogaritë në parajsa fiskale.

Denonco mashtrimet dhe vjedhjet e kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video.” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *