Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Qafë-Thanë, përmbyset autobusi me nxënës, disa të plagosur


Një aksident ka ndodhur në Qafë-Thanë pak minuta më parë. Mësohet se një autobus me nxënës nga Roskoveci ka dalë nga rruga. Si shkak i aksidentit ka qenë lagështira e rrugës. 

Deri më tani raportohet për 7 nxënës të plagosur, nuk raportohet për viktima.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. 

Policia është njoftuar nga një nxënës.  Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 7 persona të plagosur apo me lëndime.

Foto marrë nga Ballkan web:

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *