Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit, humb jetën 21-vjeçarja në Durrës


Një 21-vjeçare me inicialet D.M., ka humbur jetën në Durrës, e cila sipas policisë,  ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte.  Ngjarja ka ndodhur lagjen nr.13 në Durrës.

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje