Mes deputetit të Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe pedagogut Agron Gjekmarkaj ka ndodhur një përplasje kur flitej për cenimin e sigurisë kombëtare lidhur me dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Presidentit.
Ishte deputeti i Hyseni që me deklaratën e tij ndezi debatin pasi e quajti cenim të sigurisë kombëtare dhënien e nënshtetësisë.
Pas kësaj deklarate është përgjigjur Gjekmarkaj i cili tha se kur hyjnë e dalin avionët me drogë.
Pjesë nga debati:
Hyseni: Unë nuk jam nga numrat. Unë shqetësohem nga kriteret. Jam i sigurt që në ato persona që kanë marrë nënshtetësinë nuk i plotësojnë kushtet. Kjo cenon sigurinë kombëtare.
Gjekmarkaj: Po çfarë sigurie flisni? Na fyeni inteligjencën më këto që thoni. Nga ana tjetër keni 400 milionë nga inceneratorët. Hynë e dalin avionët më drogë, ju thoni siguria kombëtare.
Abilekaj: Ju keni sirianë që lëvizin në të gjithë Tiranën pa dokumentacione dhe thua se është cenuar siguria kombëtare.