Vendosni fjalën kyçe....

Ndërkombëtarët mbështesin qeverinë?!- Ambasadorja Kim: Presidenti i SHBA-së më ka dërguar të mbroj interesat e vendit tim


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, në një intervistë për “Opinion” iu përgjigj pyetjes mbi komentet e shumta se ndërkombëtarët në Shqipëri janë të njëanshëm dhe mbështesin qeverinë.

E pyetur nga gazetari: “Mendoj se ka shumë komente në median shqiptare, nga analistë apo gazetarë, madje edhe nga Presidenti i Republikës, që thonë se ambasadat apo komuniteti ndërkombëtar pretendon të jetë i pavarur, por në fund, mbështet qeverinë. A është e vërtetë kjo?”

Ambasadorja u përgjigj: “Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë”-


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *