Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku mbështet bashkimet civile të homoseksualëve: Janë fëmijë të Zotit


Papa Françesku ka mbështetur çiftet e të njëjtit seks duke thënë se ata duhet të lejohen të kenë “bashkime civile”.

Këto komente Papa i bëri gjatë një interviste për dokumentarin “Francesco”  të drejtuar nga regjisori amerikan Evgeny Afineevsky i cili u prezantua në Festivalin e Filmit në Romë. 

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje”– tha ai në dokumentar, i cili u shfaq të mërkurën, shkruan BBC.

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të dëbohet ose të trishtohet për shkak të saj. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në atë mënyrë ata do jenë të mbuluar ligjërisht.”

Papa Francesku shtoi se i qëndronte kësaj ideje që kur ishte Kryepeshkop i Buenos Aires-it kur, edhe pse kundërshtonte martesat e të njëjtit seks në ligj, ai kërkonte disa mbrojtje ligjore për çiftet e të njëjtit seks. Në këtë dokumentar tregohet Papa duke inkurajuar dy burra homoseksualë që të shkojnë në kishë me tre fëmijët e tyre.

Biografi i Papa Françeskut, Austen Ivereigh, i tha BBC-së se “nuk ishte i befasuar” nga komentet e fundit.

“Ky ishte qëndrimi i tij si Kryepeshkop i Buenos Aires”- tha Ivereigh. “Ai ishte gjithmonë kundër martesave për çiftet e të njëjtit seks. Por ai besonte se kisha duhet të mbrojë një ligj të bashkimit civil për çiftet homoseksuale, për t’u dhënë atyre mbrojtje ligjore.”

Sipas doktrinës aktuale katolike, marrëdhëniet homoseksuale quhen “sjellje devijante”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *