Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Trumpit në momente të sikletshme me “gazetaren”, si e shpjegon ai “kurthin” që iu ngrit (VIDEO)


Avokati i presidentit Donald Trump dhe ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut ka rënë pre e një loje të rëndë.

Siç shkruan USA Today, Rudy Giuliani u mashtrua nga Sacha Baron Cohen dhe u kap në një situatë të sikletshme në kamera me një aktore në filmin e ri “Borat” që do të transmetohet të premten në Amazon Prime.

Giuliani është intervistuar në film nga një vajzë e quajtur Tutar (e cila në të vërtetë është aktorja Maria Bakalov), e cila i është prezantuar si gazetare. Ajo e ka çuar avokatin në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe madje duket sikur po fut duart nën pantallona.

Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat (që huqet si babai i vajzës) duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeç, është shumë e vjetër për ty”. 

Giuliani ka folur për situatën e sikletshme të mërkurën pasdite, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë asnjë gjest që nuk duhej. Ai e quajti Baron Cohen një “idiot”.

Giuliani tha se mendonte se ishte një “intervistë legjitime”.

Avokati tha se pajisjet elektronike për xhirimin e asaj që mendonte se ishte intervistë i kishin rënë dhe si rezultat i doli këmisha jashtë, për këtë arsye ai kishte tentuar të fuste këmishën nën pantallona dhe ky ishte momenti që të gjithë e akuzojnë se po kryente gjeste të pahijshme.

“Unë u përkula mbrapa dhe futa këmishën time, dhe në atë moment ata kanë bërë këtë foto por në çdo rast, unë jam duke futur këmishën time. Ju siguroj se kjo është gjithçka që po bëja.”- shpjegoi Giuliani, qëndrim që e ka shprehur dhe në një postim në Twitter.

Ai shtoi se kur u ngrit nga shtrati, Bakalova e pyeti nëse donte një “masazh” dhe në atë moment ai e kuptoi se ishte një “kurth“. Pastaj Baron Cohen “vjen duke bërtitur të gjitha llojet e budallallëqeve”. Në këtë moment Giuliani thotë se ka thirrur policinë.

Sipas avokatit të presidentit Trump, e gjithë kjo po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandali i postës elektronike të Hunter Biden, djalit të kandidatit demokrat për president Joe Biden.

Filmi del më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor.

Giuliani në muajin korrik kishte folur për këtë situatë për “Page Six” ku kishte deklaruar se ai kishte kishte besuar se po bënte një intervistë lidhur me krizën e krijuar nga koronavirusi. Ai tha se atij iu ofrua një pagesë për intervistën, të cilën ai donte ta dhuronte për bamirësi.

“Hyri dikush i çmendur në dhomë që po bërtiste dhe unë mendova se ishte një kurth dhe njoftova policinë. Vetëm më pas e kuptova që ishte aktori Sacha Baron Cohen. Kujtova gjithë njerëzit që ai kishte mashtruar dhe u ndjeva mirë me veten, që nuk ma hodhi dhe mua”- shprehej Giuliani asokohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *