Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka dhe Belgjika do të ndalin sot lojën në Minutën e 10-të: Homazhe për Eriksenin


Belgjika dhe Danimarka po planifikojnë të ndërpresin ndeshjen e tyre për pak çaste në nder të futbollistit danez, Christian Eriksen.

Minuta e 10-të është zgjedhur si momenti për shfaqjen për shkak të nr. 10 që mban në fanellë mesfushori i cili ndodhet në spital, pas një arresti kardiak që pësoi në fushë gjatë fundjavës.

Belgjika ka njoftuar se ata do ta vendosin topin jashtë loje në minutën e 10-të të ndeshjes me Danimarkën që mbahet sonte.

Erikseni thuhet se është në gjendje të qëndrueshme dhe vetë ai ka publikuar edhe një foto nga spitali në rrjetet sociale. Kështu që momenti i festës në minutën 10-të do të jetë për mbijetesën e tij dhe përmirësimin e shëndetit.

Shoku i tij i skuadrës së “Interit” i cili luan për Belgjikën, Romelu Lukaku ka planifikuar një takim për të takuar Eriksenin në spital: “Kam miratimin e trajnerit dhe do të takoj Eriksen. Do të shkoj ta takoj në spital, ndërsa në minutën e 10’ do të ndalim lojën për ta duartrokitur dhe pas ndeshjes do t’i dërgoj një mesazh”.

Kujtojmë se Lukaku bërtiti “Chris, unë të dua” para kamerave pasi shënoi kundër Rusisë të shtunën vetëm disa orë pas rrëzimit të Eriksenit në fushë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *