Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Metën: Ka dalë nga shinat, është në dispozicion të një force të degraduar


Pas takimit me shtabin elektoral në selinë rozë, kryeministri ka folur në media për përplasjet me presidentin Ilir Meta.

Ai tha për presidentin se ka dalë prej kohësh nga shinat ndërsa shtoi se ai është vendosur në dispozicion të një force të degraduar sipas tij, duke iu referuar LSI-së.

“Është vërtet një fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e ilir Metës ku ndodh shumë para kohë nuk e di kudo shkojë aq herët sa ka filluar sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sëkëlldisësh për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Republikës, që fatkeqësisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucion në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon, është vërtetë për të ardhur keq “, deklaroi Rama.

Ditën e djeshme presidenti Meta e cilësoi maxhorancën socialiste një “organizatë kriminale”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *