Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon e pronarit të biznesit: E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot një video, në të cilën shfaqet pronari i një biznesi i cili ankohet për taksat.

Basha kujton planin e PD-së me pesë pika për daljen nga kriza, duke thënë se është e vetmja zgjidhje për të shmangur humnerën pasi bizneset sipas tij janë në grahmat e fundit.

“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!”– shkruan Basha.

Qytetari që shfaqet në video i cili thotë se quhet Roland, tregon se biznesi i tij bën rreth 33 milionë lekë xhiro dhe duke paguar një mori taksash po del me humbje.

“Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E njoh mirë zonën dhe vështirësitë e punës, e di çfarë të do të thotë të çohesh nga mëngjesi në darkë, të privohesh nga koha me fëmijët. Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare. Me gjithë sigurime 6 milionë e gjysmë. Dhe taksën e tatim fitimit 5%, që këtë taksë e paguan edhe ai që ndërton në bregdet, edhe ai që bën pallate, dhe kjo s’më duket e drejtë. Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojnë fare. 75 mijë lekë, taksë arsimi, e taksë uji, që s’e marr vesh fare dhe na kanë rrënuar pamasë. E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus, dhe të dalësh me humbje, jo të fitosh s’bëhet fjalë.”- tha pronari i biznesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *