Vendosni fjalën kyçe....

I mbylli faqen dy ditë para zgjedhjeve, partia në Zelandën e Re akuza Facebook-ut


Një parti politike në Zelandën e Re, Advance NZ, ka akuzuar Facebook-un për ndërhyrje në zgjedhje, pasi faqja e saj në platformën sociale u hoq.

Sipas Facebook, faqja në fjalë përmbante gënjeshtra në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Ndalimi vjen vetëm dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një deklaratë, Facebook tha se faqja ishte pastruar për shkak të ‘shkeljeve të përsëritura’ të politikës së saj që ndalon dezinformimin në lidhje me Covid-19.

Masa vjen vetëm dy ditë para se Zelanda e Re të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. Një zëdhënës për Facebook këmbënguli se vendimi ishte në përputhje me udhëzimet e përcaktuara qartë dhe nuk ishte i motivuar politikisht.

Bashkëdrejtuesi i partisë, Billy Te Kahika, shpjegoi në një mesazh me video të postuar në Instagram se faqja e Advance NZ ishte mbyllur, ndërsa partia priste një transmetim të drejtpërdrejtë në platformë. Ai e përshkroi masën si ‘të frikshme’ dhe një kërcënim për ‘Zelandën e Re demokratike’.

Në një deklaratë, Te Kahika denoncoi Facebook për ‘ndërhyrje në zgjedhje’ dhe argumentoi se partia e tij ka vënë në diskutim qasjen e qeverisë ndaj Covid-19.

Platforma e partisë përfshin një listë të çështjeve të diskutueshme të lidhura me koronavirusin, duke përfshirë kundërshtimin e vendosur ndaj vaksinimit të detyrueshëm dhe thirrjen për krijimin e një bordi këshillimor mjekësor që është i pavarur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *