Vendosni fjalën kyçe....

Basha për Veliajn: Të hënën dorëzoj padinë e tretë për të


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, thotë se ditën e hënë do të dorëzojë padinë e tretë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

“Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të tërhequr vëmendjen nga aferat ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi. Të hënën dorëzohet padia tjetër sa i përket inceneratorëve. Ky është studim i BB-së dhe Bashkisë Tiranë që bënte  të mundur që kontenierët të futeshin në tokë brenda një viti dhe trajtimi në Sharrë të bëhej për 12 euro nga 29 euro që bën ky hajduti.

Këto fakte do merren nga hetimet. Çfarë çmimesh kishte përgatitur BB-ja dhe me çfarë çmimesh po i bëjnë këta. S’kanë për të shpëtuar me gënjeshtra. Shumë shpejt do përballet në prokurori dhe në gjykatë me fakte të patjetërsueshme. Ky studim që u bllokua nga Rama dhe Veliaj po të vihej në punë, qytetarët do kishin një shërbim tjetër.

Nga 12 e çuan në 29 euro. Ky projekt u bllokua. Ata ia dhanë një njeriu pa asnjë përvojë në trajtimin e mbetjeve, ku janë këto para sepse Tirana është e mbushur me plehra. Ku janë paratë? Sado të hidhet Rama të vërtetën nuk e fshehin dot. Ato para do të gjenden. Për këtë iu garantoj, ka agjenci të specilizuara që do t’i gjurmojnë në çdo veprimtari korruptive kullat ku janë derdhur paratë e korrupsionit të Erion Veliajt. Do i gjurmojnë kudo ku i kanë dhe ku i kanë futur. S’do jetë vetëm 25 prilli. Do ketë një ditë të përgjegjësisë penale. Dy padi i ka të depozituara e të tretën e dorëzohmë të hënën”– deklaroi Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e kishte akuzuar Lulzim Bashën se nuk ka folur më për oligarkët pasi ka marrë 4 vila, dy në Gjirin e Lalëzit dhe dy në periferi të Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *