Vendosni fjalën kyçe....

Dritan Zagani: Habilaj nuk u arratis për t’iu shmangur dënimit në Itali, por gjyqit në Tiranë ku do dëshmonte për Tahirin


Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, i pari që denoncoi publikisht lidhjen e Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë, ka reaguar pas lajmeve për arratisjen e Moisi Habilajt.

Zagani shpreh bindje të plotë se Habilaj nuk është larguar për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, por dicka tjetër.

 “Moisi Habilaj nuk i është shmangur dënimit në Itali por gjyqit në Tiranë ku do dilte si dëshmitar për Saimir Tahirin”- shkruan Zagani.

Ish- shefi i Antidrogës thotë se për Moisi Habilajn kishte një urdhër ekstradimi drejt Shqipërisë, ku pritej të kryente vitet e dënimit.

Zagani paralajmëron se nëse do të ketë informacione të tjera, do t’i bëjë publike përsëri.

Zagani është një emër i njohur për përplasjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ishte i pari që denoncoi publikisht lidhjen e tij me klanin e Habilajve në Vlorë.

Pas përplasjeve që ish-shefi i Antidrogës shqiptare Dritan Zagani pati në vendin tonë me ish-ministrin, ai u strehua në Zvicër ku ka fituar azil politik. 

KOMENTI I PLOTË I ZAGANIT

Moisi Habilaj nuk i është shmangur dënimit në Itali por gjyqit në Tiranë ku do dilte si dëshmitar për Saimir Tahirin

Dje në pothuaj të gjitha mediat e vendit tim po lexoja se na qenkësh “arratis” për t’iu shmangur dënimit të cilin pothuaj e ka kryer gjysmën.

Mu duk pak lajm i ëuditshëm dhe desha s’desha bëra ca telefonata me miq andej nga përtej detit për të kuptuar ëfarë ishte kjo “gjëmë“ që na paska bërë Moisiu kështu.

Na doli se Moisi kushoja paska nja ca ditë që nuk gjendet dhe sipas mediave shqip është larguar për t’iu shmangur dënimit në Itali, gjë që se di se pse por nuk më dukej edhe aq korrekte.

Moisi kusho ka kohë që e dinte se është i dënuar, ndaj pse do ikte pikërisht tani, ëfarë ka ndryshuar që ai të rrezikojë kaq shumë e mos të mjaftohej me gjysmën e dënimit që i kishte ngel, por ikën që t’i shtojë vetes edhe andralla të tjera e ndonjë dënim shtesë, se tek e fundit është i ri shejtani që të kalojë jetën në arrati, ku do të kishte në kurriz gjithë policitë e botës dhe tonën bashkë.

Sipas të njëjtave burime që mua më rezultojnë ka vite e vite të sakta, menjëherë pas dënimit nga Apeli në Catania për Moisiun, nga ana e drejtësisë Shqiptare është kërkuar ekstradimi i tij në Shqipëri, me pretekstin që të vuajë dënimin atje e jo në Itali, dhe për këtë fakt janë vënë në lëvizje kancelaritë e dy vendeve që të mbyllin operacionin dhe kusho të shkojë shëndosh e mirë në një institucion të vuajtjes së dënimit në Shqipëri për pjesën e ngelur. Interpol Roma na e paska vënë djalin tek lista e ekstradimeve për llogari të Shqipërisë që rreth datës 20 dhjetor (datë kjo ku nga burime të miat më thuhet se Moisi kushoja ka kërkuar leje të lëvizë nga arresti shtëpiak ku ndodhej për një vizitë tek dentisti, dhe nga ai moment pasi është përshëndetur me ata që duhej, është zhdukur dhe s’ka më asnjë lajm për të. Pra menjëherë sapo është informuar që nga shteti amë ka ardhur një kërkesë ekstradimi, ai zhduket.

Kështu përforcon mendimin tim bazuar në indicie e të dhëna nga burime të sakta që ai nuk ka aspak dëshirë t’i shmanget dënimit Italian, por krejt tjetër gjë e ka detyruar kushon e shkretë të ikë nga sytë këmbët pa gjurmë.

Po ëfarë ka ngjarë do pysni ju, dhe e drejtë pyetja që ka si përgjigje të thjeshtë atë se ai s’do të jetë i ekstraduar në atdhe jo se do i bëhej keq me burgun, sepse të gjithë e dimë si janë gjërat te ne, ku shumë si ai pas 6 muaj apo pak vite burg, lirohen për motive nga më banalet kundrejt një shume të caktuar, por sepse dikush i ka dhënë “urdhër” të ziut kusho, që në asnjë mënyrë ai s’duhet të kthehet në atdhe dhe të mos jetë i disponueshëm për drejtësinë Shqiptare në gjyqin e kushos ish-ministër, se pastaj aty është keq puna, ku i dihet apo ku i zihet më besë drejtësisë së vetuar, e sidomos ca “ndërhyrjeve” nga jashtë që kusho ish-ministër ka kohë që i ka “denoncuar” live në media, të cilat sipas tij po influencojnë gjykatën kundër të drejtës së tij drejt pafajsisë.

E habitshme që askush nuk bën dot lidhjen pse u kërkua nga pala shqiptare Moisiu, kur u kërkua dhe si u veprua, dhe në fund kur u “zhduk” në mënyrë kaq të mistershme ky djalë asgan, bisnesmen i” ndershëm” në trustin e frutave të linjës Vlorë-Siëili.

Pra të nderuar miq, tjetër kund fle lepuri Moisi, tjetër hall ka Saja, drejtësia e rilindur me shefin e madh në krye, se Moisiu shkretë mirë ishte dhe me pak vite që tashmë ka bërë e hiqte qafe dënimin e jetës dhe gëzonte milionat e bisnesit të tij familjar i lumtur pranë familjes, e s’kishte pse i fuste vetes gjithë këtë hall ku e ndjek gjithë bota pas shpalljes në kërkim.

Moisiu, Moisiu por është Saje ish-ministri halli o njerëz. Kaq nga unë për momentin dhe u premtoj se sapo të bëhen axhornamentet e duhura, gjithmonë nga dokumente dhe burime të sigurta, do dëgjohemi përsëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *