Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bën thirrje Ramës, i përgjigjet Manastirliu: Lëri 5 pikat, të jemi bashkë kundër Covid-19


Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Basha, që të bashkohet në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Teksa fliste në Kuvend, Manastirliu, tha se kryedemokrati që është jashtë parlamentit flet për plane e pika por situata në vend duhet parë me racionalitet pasi lufta ndaj pandemisë nuk është e qeverisë por e të gjithë shqiptarëve.

Ajo u bëri thirrje qyterarëve që të mbajnë maskat e të zbatojnë rregullat për frenimin e parhapjes së koronavirusit.

“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë.

Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasin për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve. Duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën.

Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë.” – tha ndër të tjera ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *