Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr dëftesën me 5-a të mjekut që denoncoi mungesën e tamponëve (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, përmes së cilës nxjerr dëftesën e mjekut Zija Alhysa i cili denonconte mungesën e tamponëve në spitalin ku punonte.

Sipas dëftesës që nxjerr kryeministri, Zija Alhysa ka kryer shkollën e mesme bujqësore në vitin 1982 deri në 1983.

Sipas të dhënave të Ramës, rezulton se Alhysa ka kryer vetëm një kurs për infermieri në vitin 1988.

“Më 14 Korrik 2015, Zija Alhysa merr lejen e ushtrimit të profesionit të infermierit që ka qenë e vlefshme deri më 14 Maj 2020. Nuk dihet nëse e ka rinovuar licensën, por ajo që dihet tanimë është se nxënësi mesatar i marksizëm leninizmit është licensuar nga Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhurese”, thuhet në videon e publikuar nga Rama që diskrediton mjekun Alhysa.

Mjeku Alhysa dy ditë më parë kishte denoncuar mungesën e tamponëve në spitaline  Durrësit. “Harta e të prekurve është zgjeruar në të gjithë rrethin e Durrësit, ka mungesë tamponesh të jashtëzakonshëm. Kur dje kishim nevojë për 60, kemi pasur në dispozicion vetëm 15 tampona”, shprehej mjeku, deklaratë të cilën kryedemokrati Lulzim Basha e përdori dje për të sulmuar qeverinë.

Rama tallet me kryedemokratin, duke shkruar: “Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *