Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Mafia e plehrave me Ramën, Veliajn, Ahmetajn e Mërtirin ka grabitur 75 milionë euro


Kreu i PD-së, Basha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministri Rama e kryebashkiakut Veliajt lidhur me atë që e quan aferë të inceneratorëve që grabit shqiptarët, teksa këta të fundit përballen me një situatë kolapsi.

Kryedemokrati tha se mafia e plehrave nuk po ndalet dhe nuk ka ndërmend të ndalet për të grabitur çdo kacidhe të taksave të shqiptarëve, në vend që lekët të shkonin në ndihmë të qytetarëve, spitaleve, mësuesve.

Basha tha se mediat po e censuroojnë aferën e mafies së plehrave.

Morëm buxhetin e shtetit dhe pamë sesi po shpërdoroheshin lekët e taksapaguesve shqiptarë te inceneratorët, te koncesionet. Ju tham ndaleni këtë barbari tani dhe jepuani lekët njerëzve që janë në zgrip, mezi po blejnë ilaçe, ushqime. Kanë humbur vendin e punës. Është kriminalitet të vjedhësh paratë e shqiptarëve me inceneratorët dhe e sigurojmë se herët a vonë se fatura e kësaj vjedhjeje do jetë dyfish më e lartë për të. Vendet e tjera po ndalin tenderat e pastra, kanë bërë rialokime masive në buxhet për të mbështetur mjekët, spitalet, mësuesit, qytetarët, bizneset. E vetmja qeveri në botë, edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg. E vetmja qeveri, që në vend që t’u japë lekët atyre që kanë më shumë nevojë, është kjo, është Edi Rama. Një pjesë e mediave vijojnë të censurojnë aferën e mafies së inceneratorëve. Kjo mafie që ka në përbërje, Edi Ramën, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Klodian Mërtirin me shokë vijon të grabisë taksat e shqiptarëve.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *