Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot hapen Kinematë, Ministria e Shëndetësisë nxjerr udhëzimin me rregullat që duhet të zbatohen


Duke nisur nga sot do të hapen kinematë, pas 7 muajsh të mbyllura për shkak të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin me rregullat e sigurisë që do duhet të zbatohen për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Në këtë udhëzim, thuhet se asnjë klient me temperatura mbi 37.5 gradë Celsius nuk do të lejohet të hyjë në kinema. Për më tepër nga shfaqja në shfaqje do të ketë pushim jo më pak se 15 minuta për të kryer pastrimin dhe ventilimin e duhur.

Si në sektorët e tjerë, distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.

Mes të tjerash kërkohet që rezervimet për në kinema të bëhen vetëm online për të shmangur grumbullimet tek zona e pritjes.

Kinematë ishin një aktivitet për të cilin qeveria nuk kishte dhënë një afat kohor deri kur do të qëndronin të mbyllura.

UDHËZIMI I MSH-së


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *