Vendosni fjalën kyçe....

Basha i ashpër me SPAK-un: Merrni rroga super të majme, hetoni aferat korruptive ose dorëhiquni të gjithë


Kryedemokrati Basha, u tregua tejet i ashpër ndaj prokurorisë speciale anti-korrupsion që të hetojë aferën e inceneratorëve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së, theksoi se SPAK-u është ngritur me mision të veçantë për të hetuar korrupsionin e prokurorët e saj të mirëpaguar duhet të nisin të bëjnë puën e tyre.

Ai i bëri thirrje edhe medias që të hetojë mafien e inceneratorëve e të refuzojë lekët e mafias.

“Marrin rroga të majme, morën mbrojtje speciale. Të bëjnë detyrën e tyre, atë për të cilën paguhen ose të japin dorëheqjen të gjithë, SPAK s’ka aspak. Çfarë presin, të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë. Mos flini mbi dosjet që janë bërë sa një mal nga denoncimet e shumta për të gjitha aferat korruptive të qeverisë. Është një institucion i ngritur për këtë gjë, të hetojë. Thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milionë euro të mafias së plehrave.” – theksoi ndër të tjera, Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *