Vendosni fjalën kyçe....

“Tani është koha t’i vëmë sanksione Lukashenkos” – Ministri i Jashtëm gjerman


Ministri i Jashtëm gjerman dëshiron që Presidenti Lukashenko të goditet me sanksione personale të BE ndërsa ‘dhuna vazhdon’ në Bjellorusi

Kryediplomati gjerman Heiko Maas ka sugjeruar që BE-jë të shtrëngojë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke kërkuar që Aleksandër Lukashenko, rizgjedhja e diskutueshme e të cilit në gusht nxiti trazira civile në të gjithë vendin, të shënjestrohet drejtpërdrejt.

Heiko Maas vuri në shënjestër Lukashenkon gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg.

“Dhuna vazhdon në Bjellorusi. Ka ende arrestime të demonstruesve paqedashës.” – tha Maas.

“Prandaj, ka nevojë për një paketë të re sanksionesh që duhet të shpallet dhe Lukashenko duhet të jetë gjithashtu midis njerëzve që më pas do të sanksionohen.” – këmbënguli Maas, siç citohet nga media lokale.

Dy javë më parë, Këshilli Evropian renditi në listë të zezë 40 individë nga Bjellorusia për atë që tha se ishte ‘shtypja e kandidatëve të pavarur dhe një goditje brutale e protestuesve paqësorë në prag të zgjedhjeve’. Individët në fjalë përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në vendet e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *