Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me shtyllën në Vlorë, 5 persona të plagosur, mes tyre 2 fëmijë


Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një mjet i llojit “Benz” është përplasur me një shtyllë duke lënë disa persona të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rrugën që të çon në fshatin Nartë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi ngjarjen, por sipas “News 24” dhe “Report TV”, nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të plagosur, mes tyre dy fëmijë.

Një grua thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa katër personat e tjerë janë duke marrë trajtim mjeksor në spitalin rajonal të Vlorës.