Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi me armë punonjësit që shtronin rrugën, arrestohet 48-vjeçari në Mamurras


Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Mamurras pasi kërcënoi me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e një rruge, pasi pretendonte se ky territor ishte pronë e tij.

Policia ka arrestuar shtetasin A.D 48-vjeç dhe ka sekuestruar armën e gjahut “Shotgun” dhe municionin luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 12:00, se në fshatin Shpërdhet, një shtetas po kanoste me armë gjahu, disa punonjës të një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e rrugës së gurorëve në këtë fshat, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve të shpejta operacionale, është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në Mamurras.

Në momentin e ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.