Vendosni fjalën kyçe....

15 ditë grevë urie, naftëtarët protestojnë në shkallët e bashkisë: Nesër lëmë grevën, do hyjmë në rafineri


Ndërsa naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 15 të grevës së Urisë, qytetarë dhe punonjës të tjerë të rafinerisë sot janë mbledhur të protestojnë përpara ambientit ku qëndrojnë të ngujuar 10 prej tyre.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se nëse ende nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë.

“Unë do të bëj një thirrje. Ku është privati sot. Ku është kompania që administron rafinerinë. Nesër do dalim nga greva dhe do t’i tregojmë shtetit që rafineria është e jona. Nesër ne do të hyjmë në rafineri të shohim ata dollapët tonë. Ne do të shkojmë në drejtim të qytetit, e kemi të drejtë legjitime. Nëse do të na gjenin në shkelje, nuk e di se si do të reagonte shteti” – tha Dautaj.

Protestuesit e zhvendosën protestën e tyre përpara bashkisë së Ballakastrës. Ata janë ulur në shkallët e institucionit sikurse shihet edhe në foton e mësipërme. Ndërkohë ata kanë bllokuar sot dhe rrugën kryesore.

“Heshtja vret më shumë se sa fjalët. Të gjithë personat që kanë në dorë për të ngritur zërin në të drejtë të naftëtarëve, të flasë sa më parë. A e mendojnë ndonjëherë pushtetarët se çfarë do hanë këta naftëtarë, çfarë do gatuajnë për fëmijët e tyre. Këta fëmijë që shkojnë në shkollë, me se mbahen. Mos luani me fatin e naftëtarëve. Reagoni 1 orë e më parë” – tha Dautaj.

 Një grua në protestë ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e quan vrasës, pasi sipas saj poi u vret fëmijët duke mos iu dhënë prindërve të tyre atë që iu takojnë.

“Duam lekët tona. O vrasës, o Edi Rama vrasës! Po vret fëmijët”, thotë zonja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *