Vendosni fjalën kyçe....

Trump jep intervistën e parë pas infektimit me koronavirus: Nuk marr më steroide


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk po merr më steroide, por nuk mund të konfirmojë se ai tani është negativ për koronavirusin që kur u infektua javën e kaluar, edhe pse planifikon të zhvillojë një event me qindra njerëz në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.

“Ndihem vërtet mirë, me të vërtetë i fortë”, tha Trump në një intervistë me Fox News të  transmetuar të premten në mbrëmje.

Kjo ishte intervista e parë në kamera e presidetit amerikan, që kur rezultoi pozitiv për virusin.

Trump vazhdoi te thoshte se nuk po e merrte më steroidin e fuqishëm Dexamethasone, të cilin disa ekspertë mjekësorë kishin paralajmëruar se mund të ketë efekte anësore psikologjike duke përfshirë këtu, konfuzion dhe agresion.

“E tolerova shumë mirë, nuk e marr më. Ishte goxha afatshkurtër”– tha Trump për steroidin, të cilin CDC e rekomandon për trajtimin e koronavirusit vetëm në rastet kur një pacient ka nevojë për oksigjen shtesë ose kërkon ventilim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *