Vendosni fjalën kyçe....

Rama shtrëngon masat kundër Covidit: Maska e detyrueshme, gjoba tek fatura e dritave


Kryeministri Edi Rama ka shpallur të detyrueshëm përdorimin e maskave. Ai tha se implementimi i kësaj mase do të bëhet nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake dhe gjoba do vijë me faturën e dritave.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme.  Nga java e ardhshme përdorimi i maskës do jetë i detyrueshëm, kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur.

Italia para pak ditësh e vendosi me detyrim, të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Dhe vetëm sa gjoba janë bvënë në Itlai vetëm këtë javë. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit.

Implementimin e kësaj mase do e bëjë policia e shtetit dhe policia bashkiake. Nuk jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë. Gjoba do vendoset tek fatura e dritave. Nuk kemi rrugë tjetër. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës”– deklaroi Rama.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masën e re për të mos shkuar përsëri drejt një mbylljeje të përgjithshme. Ai theksoi se ky detyrim për shqiptarët do nisë nga dita e enjte, ndërsa të mërkurën do publikohet Akti Normativ.

Deklarata e Ramës:

Sot paradite në mëngjes herët në Austri është lajmëruar një valë tjetër valë masash shtrënguese, mbyllje e kompanive të mëdha, vendosje e punonjësve të punojnë nga shtëpia, ndërkohë që Austria pak kohë më parë ngjante komplet e çliruar nga koronavirusi.

Dhe ja ku jemi përsëri sot, sepse ky armik i padukshëm mbetet i paparashikueshëm dhe jemi të detyruar ta ndjekim hap pas hapi këtë proces. Situata në vend është larg të qenit një situatë që ne mund ta ndjekim pa u shqetësuar, edhe pse nuk është sot në kushtet kur kemi një shqetësim disproporcional me parashikueshmërinë që deri më sot ka qenë në përputhje me realitetin.

Por të kemi parasysh se me ftohjen e sezonit, me uljen  e temperaturave, me spostimin e madh të njerëzve nga jashtë brenda, me rritjen e kohës që njerëzit qëndrojnë në mjedise të mbyllura, rrezikshmëria e infektimit rritet në mënyrë eksponenciale dhe jemi të vetëdijshëm se duhet të hedhim një hap dhe t’i qëndrojmë strikt rregullit të ri që do vendosim, se nuk duam të rimbyllemi.

Ata që besojnë se ky është një konspiracion i Iluminatit, duhet së paku të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre, nuk arrijnë dot të mendojnë për shëndetin por të mendojnë për ekonominë. Një mbyllje e përgjithshme nuk do i kursejë as ata.

Të jemi solidarë, të vëmendshëm dhe kërkues ndaj njëri-tjetrit se sa nesër të gjendemi në vështirësi.  Jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit, mjafton t’i hedhim një sy shumës së dedikuar nga buxheti i shtetit me të cilën po ndërtohen shkolla, banesa. Kemi angazhuar gjithçka për pasojat e mbylljes së përgjithshme. Mundësitë nuk janë të pakufishme dhe nuk mund të shkojmë drejt një mbylljeje të përgithshme si cjapi tek kasapi.

Para dy ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Ne kemi punuar në mënyrë intensive. Unë nuk kam dashur të stresoj qytetarët duke e përfshirë në komunikimin e përditshëm mbrojtjen anti-Covid. Ministrja vijon në krye të detyrës pa orar. Puna është bërë fantastike nga pikëpamja e volumit të energjive të angazhuara dhe e masave të marra.

Dhe falja e gjobave dhe intensiteti i ulët i kontrolleve duhet lexuar si një përpjekje për të reduktuar stresin e bizneseve, kompanive dhe natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari, e çdo pronari të cilësdo hapësirë private, e çdo përgjegjësi për hapësirën publike të brendshëm të bëjë punën e vet pa masa represive.

Por fatkeqësisht, një pjesë nuk e kanë kuptuar kështu dhe ia kanë hedhur në thonjëza vetes dhe familjes së tyre por edhe shoqërisë duke mos bërë gjërat më elementare, vendosjen e maskës në mjedise të mbyllura dhe ruajtjen e distancave në mjedis të hapur.

Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme.  Nga java e ardhshme përdorimi i maskës do jetë i detyrueshëm, kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur.

Italia para pak ditësh e vendosi me detyrim, të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Dhe vetëm sa gjoba janë bvënë në Itlai vetëm këtë javë. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit.

Implementimin e kësaj mase do e bëjë policia e shtetit dhe policia bashkiake. Nuk jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë. Gjoba do vendoset tek fatura e dritave. Nuk kemi rrugë tjetër. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *