Vendosni fjalën kyçe....

Maskat me detyrim, Kryemadhi: Tregon frikën që ka Rama nga qytetarët, kërkon të shohë si do reagojnë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka komentuar vendosjen me detyrim nga qeveria të maskës si masë kundër përhapjes së Covid-19 në çdo ambient.

Kryemadhi e ka quajtur këtë vendim si frikë të Ramës që kërkon t’iu imponojë qytetarëve një diktat dhe të shohë sa qytetarë do reagojnë.

A ka një studim MSH dhe qeveria në raste të tilla. Sot ne kemi, se s’jam eksperte, por atë çfarë ndjekim dhe bashkëbisedojmë me mjekë e miq, gjëja më e rëndësishme është standardi i jetesës së qytetarëve. Gjëja e parë është imuniteti në trup, një trup i ushqyer mirë. Si mund të ushqehet një njeri sot kur gati 100 mijë veta humbën punë.

Lista më e madhe e pensionistëve që marrin ilaçe me listë. Si mund të thuash kur shqiptarët e marrin proteinën e marrin nga buka. Tregon frikën që ka Rama ndaj qytetarëve, t’iu imponojë një farë diktati që të shohë sa qytetarët do reagojnë. Tregon që do të krijojë një diktat apo presioni ndaj qytetarëve”-deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *